Sport

Torino do ta blejë kartonin e Berishës

Skuadra e Torinos ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e portierit Etrit Berisha.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se krerët e klubit kanë nisur negociatat me SPAL-in për transferimin e përhershëm të portierit shqiptar.

Berisha ishte i huazuar te Torino sezonin e fundit, dhe ka bindur drejtuesit e klubit pas paraqitjeve të mira në Serie A.

Torino do të paguajë 1 milion euro për t’i siguruar shërbimet e Berishës.

33-vjeçari po llogaritet si portier i parë te skuadra torineze për edicionin e ri.