Sport

Reali ia cakton çmimin Mendyt

Real Madridi e ka nxjerrë në shitje mbrojtësin e krahut të majtë, francezin Ferland Mendy.

Madje “Marca” ka njoftuar të hënën se për ta lënë të lirë Mendyn, Reali po kërkon 50 milionë euro. Mendy ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2025, kurse interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur ekipet nga Premier League.

27-vjeçari sezonin e fundit e fitoi titullin e kampionit në La Liga dhe trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa realizoi dy gola e bëri pesë asistime në të gjitha garat. Mendy është pjesë e Realit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Lyoni.