Sport

Romagnoli gjithnjë e më pranë Lazios

Qendërmbrojtësi Alessio Romagnoli pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios gjatë kësaj vere. “Corriere dello Sport” ka raportuar të martën se marrëveshja mes palëve është afër finalizimit dhe do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Romagnoli te Lazio do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Milanin. 27-vjeçarit Lazio i ka ofruar kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 2.8 milionë eurosh, ofertë kjo që ka bërë Romagnolin të refuzojë ofertat nga Fiorentina e Monza.

Romagnoli i qe bashkuar Milanit në vitin 2015 nga Roma dhe sezonin e fundit ishte kapiten i ekipit nga “San Siro” që e fitoi titullin e kampionit në Serie A.