Sport

Shqipëria me ndryshime të mëdha në formacion ndaj Estonisë

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar formacionin për ndeshjen miqësore kundër Estonisë, që nis prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Për këtë ndeshje, Reja ka bërë ndryshime në formacion për dallim prej dy ndeshjeve në Ligën e Evropës, ku e mori vetëm një pikë.

Shqipëria barazoi 1:1 në Islandën në udhëtim dhe u mposht në shtëpi 2:1 nga Izraeli.

Për duelin ndaj Estonisë, në portë është vendosur Gentian Selmani kurse reparti i mbrojtjes përbëhet Enea Mihaj, Frederic Veseli, Erion Hoxhallari e Elseid Hysaj.

Në mesfushë, luajnë Nedim Bajrami, Enis Çokaj, Ylber Ramadani e Endri Çekiqi. Ndërsa, sulmi përbëhet nga dyshja Giacomo Vrioni e Taulant Seferi.