Sport

UEFA përcakton pesë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit

UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së Ballkanit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Të hënën, UEFA në sajtin e saj zyrtar ka dhënë një njoftim në prag të shortit, i cili do të tërhiqet të martën në mesditë në Nyon të Zvicrës. Kampioni i Kosovës, Ballkani, në short nuk është bartës dhe në raundin e parë kualifikues të Championsit mund të përballet me njërën prej skuadrave si Malmo (Suedi), Bodo/Glimt (Norvegji), HJK Helsniki (Finlandë), The New Saints (Uells) e Zhalgiris (Lituani) që janë bartëse në short.

UEFA të hënën i ka ndarë në tri grupe skuadrat e raundit të parë kualifikues, bazuar në koeficientin që e kanë. Deri të hënën skuadrat ishin të ndara në bartëse e jo bartëse për short, por UEFA vendosi edhe për një ndarje tjetër. Ndeshjet e para luhen më 5/6 korrik, ndërsa të kthimit më 12/13 korrik.