Sport

Raducanu pritet të jetë e gatshme për “Wimbledon”

Emma Raducanu pritet të jetë plotësisht gati për turneun e “Wimbledonit”, pas lëndimit që e pësoi në turneun “Nottingham Open”.

Kampionia e turneut “US Open” u largua nga gara pas vetëm 7 meçeve të martën në Nottingham.

Lëndimi u tha fillimisht se nuk është serioz, por ajo nuk do të luajë në një tjetër ngjarje që do të mbahet në Birmingham.

19-vjeçarja duhet të pushojë për disa javë.

Numri një i tenisit në konkurrencën e femrave në Britani ka thënë se do të shërohet në kohë për turneun e “Wimbledonit”, që nis më 27 qershor.