Sport

Grekët kërkojnë të ndezën dritat në zhveshtore në “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Greqisë ka bërë një postim jo shumë të zakonshëm para ndeshjes me Kosovën.

Grekët në rrjetet sociale kanë publikuar një fotografi të zhveshtores se tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa kanë shkruar: “Ndizni dritat ju lutemi”. Në formë hashtagu është shkruar edhe “ne nuk mund të presim, ekipi nacional”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë do të nisë në orën 20:45.