Sport

KFOR e FSK ndihmojnë në ndërtimin e fushës së futbollit në Runik të Skënderajt

Descriptive Text

KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Sigurisë së Kosovës realizoi një projekt humanitar me qëllim të promovimit të krijimit të objekteve të trajnimit në mbështetje të një ekipi shumë-etnik të futbollit në Runik të Komunës së Skenderajt.

Përfaqësues të OJQ-së “UJQ” kërkuan përkrahjen e KFOR-it dhe të komunës së Skenderajt. Ata kanë gjetur donacione nga Zvicra për të arritur qëllimin.

“Projekti do të përfundojë në tri faza dhe është i drejtuar për të ndërtuar një fushë futbolli në terren artificial. Faza e parë filloi sot me gërmimin dhe nivelimin e tokës. Detashmenti i Përbashkët Rajonal i KFOR-it- Qendër do të përcjellë dhe koordinojë punimet deri në fazën e fundit. Donacionet e CIMIC-ut janë pjesë e iniciativave të kryera nga KFOR-i në favor të popullatës vendase të të gjitha etnive, në mënyrë të paanshme dhe me respektin më të thellë për kulturat e ndryshme dhe besimet fetare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.