Sport

Roma insiston për Iscon

Roma nuk ka hequr dorë nga Isco. Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi italian po e tenton transferimin e spanjollit që është larguar si futbollist i lirë nga Real Madridi.

Trajneri Jose Mourinho e pëlqen mesfushorin dhe e sheh si përforcim ideal për sezonin e ri.

Për shërbimet e Iscos në garë janë edhe Milani dhe disa skuadra angleze.