Sport

Lacazette kthehet te Lyoni

Descriptive Text

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, është kthyer te Lyoni. “L’Equipe” ka raportuar të enjten se Lacazette tashmë ka firmosur kontratën me Lyonin, e cila do të bëhet së shpejti zyrtare.

Ai te Lyoni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Arsenalin në fund të këtij muaji. Lacazette 31-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Lyoni, kurse për ekipin e parë ka luajtur për tetë vjet, përpara se t’i bashkohet Arsenalit në vitin 2017.

Në sezonin 2021/22, Lacazette për një periudhë e barti shiritin e kapitenit te Arsenali dhe shënoi gjashtë gola e bëri tetë asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.