Sport

Giresse publikon formacionin për ndeshjen ndaj Qipros, Zhegrova startues

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar formacionin e ekipit për ndeshjen kundër Qipros. “Dardanët” përballen me Qipron të enjten, prej orës 18:00 në stadiumin “AEK Arena” në Larnaca, në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Giresse në këtë ndeshje ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3. Në portë është portieri Arijanet Muriq, kurse mbrojtja përbëhet nga Lirim Kastrati në krahun e djathtë e Fidan Aliti në të majtin, kurse në qendër të mbrojtjes janë vendosur kapiteni Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu.

Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Blendi Idrizi dhe Betim Fazliji. Sulmit i prin treshja e përbërë nga Milot Rashica e Edon Zhegrova në krah, kurse në qendër do të jetë Vedat Muriqi.

Image