Sport

Defekt në aeroplanin me të cilin udhëtonte Shaqiri

Xherdan Shaqiri - Chicago

Xherdan Shaqiri është dashur të jetë në Zuerich të hënën në mëngjes, por deri pasdite ai nuk është paraqitur në bazën e përfaqësueses së Zvicrës. Shaqiri luan për Chicagon në SHBA, ndërsa udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, ka njoftuar “20min.ch”.

Sipas gazetës zvicerane, Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Chicago për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në aeroplanin për në Zuerich, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të aterojë në Chicago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës. Ka pasur një problem teknik në aeroplan. Ai ka ateruar 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Te Federata e Zvicrës kanë bërë zgjidhje dhe Shaqiri do të jetë i grumbulluar me përfaqësuese më së largu të martën në mëngjes. Menjëherë të martën mbrëma do të udhëtojë me Zvicrën për në Pragë.