Sport

Belotti pritet t'i bashkohet Monzas

Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti, pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Monzas për sezonin e ri, ka njoftuar të hënën “Football-Italia”.

Monza është promovuar në Serie A dhe për herë të parë në histori të klubit do të luajë në elitën e futbollit italian në edicionin 2022/23. Te Monza kanë paralajmëruar se do të bëjnë përforcime të mëdha, përfshirë këtu edhe sulmuesin Belotti, i cili po kërkohet edhe nga Interi, Roma, Milani e Fiorentina.

28-vjeçari te Monza mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Torinon në fund të muajit të ardhshëm. Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2015 dhe sezonin e fundit realizoi tetë gola në 22 ndeshje kampionale.