Sport

Verratti zyrtarizon Raiolan si agjent të ri

Mesfushori i njohur i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, zyrtarisht ka njoftuar se Mino Raiola është agjenti i tij i ri.

Italiani ka konfirmuar marrëveshjen me superagjentin e njohur, pak pasi shkarkoi Donato Di Camplin.

“Njoftoj se i vetmi person të cilin e kam autorizuar që të përfaqësojë interesat e mi sportiv është Mino Raiola”, ka shkruar ai në Instagram.

Italiani është përmendur gjatë për një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërsa së fundmi për të ka shprehur interesim edhe Manchester Unitedi.

Raiola njihet në botën e futbollit për shitjet e suksesshme të yjeve të shumta, si Zlatan Ibrahimoviq, Paul Pogba e Mario Balotelli.