Sport

Kloppi barazoi rekordin e padëshiruar të Lippit në “Champions”

Descriptive Text

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, e ka barazuar rekordin e padëshiruar të Marcello Lippit, për më së shumti finale të humbura të Ligës së Kampionëve.

Klopp me Liverpoolin të shtunën u mposht në finale nga Real Madridi, 1:0. Humbja në Paris kundër “Los Blancos” ishte e treta për trajnerin gjerman në fazën e fundit të kësaj gare.

Që të dy, Klopp e Lippi, e kanë fituar nga një herë këtë garë, derisa janë mposhtur tri herë. Lippi të gjitha finalet i ka zhvilluar me Juventusin, ndërsa e kishte fituar trofeun e “Championsit” në tentimin e parë.

Lippi ka humbur në finale nga Borussia Dortmundi, Real Madridi dhe Milani.

Nga ana tjetër, Klopp kishte humbur nga Bayern Munichu fillimisht dhe dy herë nga madrilenët.

Triumfi i vetëm i Kloppit ishte kundër Tottenhamit.