Sport

Akuza për organizimin e keq të finales

Finalja e Ligës së Kampionëve nuk ka filluar ende. Sipas njoftimit të fundit finalja pritet të filloi në ora 21:36.

Tashmë kanë nisur akuzat ndaj UEFA-s për organizim të zbehtë të finales në Paris. Finalja është dashur të luhet në St. Petersburg, ndërsa është zhvendosur në Paris për shkak të luftës në Ukrainë.

“Nuk jam i sigurt se është e mundur të keni një ngjarje më keq të organizuar. Absolutisht e turpshme dhe e rrezikshme nga UEFA”, ka shkruar Gary Lineker, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez.

Ka pasur akuza për hedhje të sprejit në mesin e shikuesve që prisnin për të hyrë në stadium. Akuzat për organizimin e zbehtë janë gjithnjë e më të mëdha.