Sport

Shtyhet fillimi i finales së Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë për 15 minuta, shkruan Sky Sport. 

Ajo ishte planifikuar të niste në orën 21:00, por është shtyrë deri në 21:15.

Incidentet jashtë stadiumit “Stade de France” janë arsye e shtyrjes 15-minutëshe. Tifozët nuk po mund të futen në stadium për shkak të kaosit.