Sport

“Bluejays” triumfon në CS:GO në “XP Game Fest”

Ekipi “Bluejays” nga Maqedonia ka triumfuar në turneun “XP Game Fest 2022” në Prishtinë, në video-lojën CS:GO.

Organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, gara për CS:GO u mbyll me finalen të cilën “Bluejays” e fitoi 2:0 ndaj “Blink”.

Siç ka njoftuar organizatori i turneut “XPortalEsports”, fituesi ka marrë 5000 euro. 8000 euro ka qenë shuma e ndarë për katër pozitat e para.

Të shtunën ishte dita e dytë e turneut “XP Game Fest 2022”. Do të jenë katër gara në video-lojëra të ndryshme. Të dielën do të zhvillohet gara në “Dota2”.