Atletico Madridi mund të mbetet pa Angel Correan, pasi siç ka raportuar gazeta spanjolle “Marca” të shtunën, ai nuk është i kënaqur me situatën në klub.
Diego Simeone nuk i ka dhënë shumë hapësira sulmuesit argjentinas.
27-vjeçari, megjithatë, ka luajtur 2424 minuta në sezonin që tashmë ka përfunduar. Ka shënuar 13-të gola dhe ka ndihmuar skuadrën me gjashtë asistime në të gjitha garat.
Correa ishte titullar në vetëm tri nga 10 ndeshjet e Atleticos në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka qenë 15 herë në bankën rezervë në ligë.
“Marca” ka shkruar se edhe ato minuta të cilat i ka zhvilluar, kanë qenë të detyruara për shkak të lëndimeve që i kanë pasur Joao Felix, Cunha dhe Griezmann.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.