Sport

Bayerni është afër transferimit të talentit të Barçës

Bayern Munichu është afër transferimit të një prej lojtarëve më të mirë të akademisë “La Masia”, ka shkruar “Mundo Deportivo” të premten.

Skuadra gjermane është vetëm një hap larg transferimit të Adam Aznout nga Barcelona. 15-vjeçari pritet t’u bashkohet bavarezëve si futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Borussia Dortmundi, por vetë futbollisti ka vendosur t’i bashkohet Bayernit.

Aznou është lojtar shumë premtues i krahut të majtë të mbrojtjes.

Marokeni, që ka nënshtetësi të dyfishtë, ka debutuar me Përfaqësuesen U16 të Spanjës.