Sport

Interi afër transferimit të Schickut

Descriptive Text

Përkundër mohimit nga Sampdoria, mediat italiane raportojnë se është pranuar nga ana e klubit oferta nga Interi për Patrik Schickun.

Pasi kishte dështuar transferimi i sulmuesit çek tek Juventusi, në garë për të ka hyrë Interi, që tani thuhet se ka siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Pas përfundimit të takimit me drejtuesit e Interit, avokati i Sampdorias, Antonio Romei kishte mohuar se Schicku ishte temë e bisedimeve, por Gianluca Di Marzio raporton se një marrëveshje është arritur.

Raportohet se Interi do të paguajë në dy pjesë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Transferimi i tij tek Juventusi raportohet se kishte dështuar për shkak të probleme kardiake të sulmuesit.