Sport

Chelsea zyrtarizon Moratan

Chelsea ka konfirmuar transferimin e sulmuesit spanjoll Alvaro Morata nga Real Madridi.

Kampioni anglez ka konfirmuar se marrëveshja ndërmjet klubeve është arritur kurse tani vetëm kushtet personale të lojtarit kanë mbetur për t’u arritur, si dhe testet mjekësore për të finalizuar transferimin, transmeton Koha.net.

“Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alvaro Moratas në Stamford Bridge. Kjo lëvizje tani do të finalizohet pas marrëveshjes personale me lojtarin dhe kalimit të testeve mjekësore”, thuhet në konfirmimin e klubit.

Sipas raporteve Morata do të përfitojë 9 milionë euro në sezon në pesë vitet e ardhshme, kurse Reali do të përfitojë nga shitja e tij 80-85 milionë euro.