Sport

Schick mbetet te Leverkuseni deri në vitin 2027

Sulmuesi çek, Patrik Schick, do të jetë pjesë e Bayer Leverkusenit edhe për disa vite. Schick të enjten ka rinovuar kontratën, e cila do ta mbajë te Leverkuseni deri në vitin 2027’, ka njoftuar ekipi nga Bundesliga.

Schick ka thënë se është shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Leverkusenin, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh.

Në sezonin 2021/22, Schick ishte lojtari kryesor i ekipit, me 24 gola të shënuar në 27 paraqitje në kampionatin gjerman. Ai karrierë ka bërë edhe te Roma, Leipzigu, Sampdoria e Sparta e Pragës.