Sport

Barcelona distancohet nga Januzaj

Skuadra e Barcelonës nuk e ka ndërmend transferimin e sulmuesit të krahut, Adnan Januzajt, siç ishte raportuar ditë më parë. “Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se Barcelona ka hequr dorë nga Januzaj, i cili muajin e ardhshëm do të jetë futbollist i lirë.

Barça është e fokusuar te braziliani i Leeds Unitedit, Raphinha, dhe për këtë arsye ka refuzuar mundësinë e transferimit falas të Januzajt. 27-vjeçari ditë më parë e konfirmoi largimin nga Real Sociedadi, pasi refuzoi rinovimin e kontratës.

Ai ishte pjesë e Sociedadit dhe pati pesë gola e tri asistime në 44 paraqitje përgjatë edicionit 2021/22.