Sport

Bayerni cakton çmimin e Sanchesit

Bayern Munich ka konfirmuar se për çfarë çmimi do ta lejojë largimin e Renato Sanchesit.

48 milionë euro është çmimi që Bayerni kërkon për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar interesimin e Milanit për shërbimet e tij, por ka thënë se nuk ka ndodhur ndonjë progres në këtë interesim të klubit italian.

“Ai nuk do të ketë minuta të mjaftueshëm te Bayerni, prandaj ne jemi të gatshëm të negociojmë huazimin e tij, ndoshta edhe më tepër. Nuk jam trajneri, por mendoj se Renato ka nevojë për futboll të rregullt. Mund ta konfirmoj interesimin e Milanit, por bisedimet nuk patën progres javën e kaluar”, ka thënë ai për Tuttomercatoweb.

Ai më tutje ka shtuar se, “Milani nuk është i gatshëm t’i përmbushë kërkesat e Bayernit. Ne do të themi se nuk do të ishte keq sikur një ofertë prej 48 milionë euro të vinte për shërbimet e tij”.

Gjiganti gjerman e kishte blerë Sanchesin për një marrëveshje që mund të shkojë deri në 80 milionë euro nga Benfica, së cilës i kanë paguar vetëm 35 milionë euro, përderisa 18 vjeçari kishte bërë vetëm 25 paraqitje në sezonin debutues për klubin bavarez.