Sport

Aubameyang: Potenciali i Barcelonës do të shihet

Descriptive Text

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, beson se skuadra ku ai luan do të kthehet shumë më e fortë në sezonin tjetër, pasi nuk arriti të triumfojë në La Liga.

Skuadra nga Katalunja përfundoi në vendin e dytë me 73 pikë, 13 më pak se rivali Real Madridi, që gjithsej mblodhi 86 pikë.

32-vjeçari nga Gaboni iu bashkua Barcelonës në muajin janar nga Arsenali, ndërsa me Barcelonën realizoi 13 gola në të gjitha garat.

“Ka shumë talente në skuadër që duhet vetëm të punojnë dhe të besojnë. Kur je i ri, sa më shumë që luan, aq më shumë ke besim në vete. Kjo është arsyeja pse Barça do të rikthehet. Skuadra ka potencial të jashtëzakonshëm”, ka theksuar Aubameyang.