Sport

Britania e kënaqur që nga shitja e Chelseat s’po përfiton Abramovichi

Descriptive Text

Shitja e klubit Chelseat nga miliarderi rus Roman Abramovich po vazhdon, pas dhënies së dritës së gjelbër nga Premier Liga dje, shkruan BBC të mërkurën.

Klubi do të blihet për 4.25 miliardë paund nga një konsorcium i udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly.

Qeveria e Britanisë ka thënë se kishte lëshuar një licencë që lejonte shitjen, sepse ishte e kënaqur që nga kjo "nuk do të përfitonte Roman Abramovich apo ndonjë individ tjetër të sanksionuar".

Abramovich ishte ndër oligarkët rusë të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.