Sport

Monaco konfirmon shitjen e Tchouamenit

Aurelien Tchouameni

Drejtori sportiv i Monacos, Paul Mitchell, ka konfirmuar se do ta shesin gjatë këtij afati kalimtar mesfushorin Aurelien Tchouameni.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do t’i nisin negociatat me skuadrat e interesuara për francezin.

“Ai është jashtëzakonisht i kërkuar nga klube të njohura evropiane. Kjo është arsyeja pse zëvendësimi i tij do të jetë tepër i vështirë. Mendoj se është e rëndësishme të vazhdohet ndërtimi i ekipit dhe të mos fokusohemi vetëm te individët që e përbëjnë atë”, deklaroi Mitchell.

Për shërbimet e 22-vjeçarit në garë janë Liverpooli, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.