Sport

Zyrtare: Szczesny nënshkruan me Juventusin

Juventusi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin anglez, Arsenal, për sigurimin e të drejtave për lojtarin Wojciech Szczesny.

Marrëveshja, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Juventusit, është arritur për një shumë prej 12.2 milionë euro që do të paguhen për dy vite fiskale.

“Klubi futbollistik Juventus është i kënaqur që të njoftojë transferimin e Wojciech Szczesny nga Arsenali”, ka shkruar Juventus në faqen zyrtare, raporton Koha.net.

Vlera e blerjes mund të rritet në 3.1 milionë euro nëse përmbushen kushtet e parapara gjatë periudhës së kontratës.

Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare për punësim deri më 30 qershor, 2021.