Sport

Kloppi e konfirmon largimin e Origit

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka konfirmuar se Divock Origi do të largohet në fund të këtij edicioni nga Liveprooli.

Trajneri gjerman ka pasur vetëm fjalë të mira për sulmuesin belg që do të luajë ndeshjen e fundit në “Anfield” ndaj Ëolverhamptonit.

“Pres që për Origin të ketë një lamtumirë të veçantë. Për mua ai do të jetë gjithmonë një legjendë e Liverpoolit dhe ka qenë kënaqësi të punoja me të. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm që kam pasur ndonjëherë. Kudo që të shkoj ai do të jetë 100% i suksesshëm”, deklaroi Klopp.

Origi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Milanin dhe nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Serie A.