Sport

Interi insiston për Asllanin

Descriptive Text

Interi po planifikon të përforcohet për sezonin e ri. “Calciomercato” ka bërë të ditur të premten se drejtuesit e klubit po insistojnë për transferimin e mesfushorit Kristijan Asllani nga Empoli.

Mesfushori shqiptar po shihet si zëvendësues i Ivan Perishiqit, që do të largohet nga Interi këtë verë.

Drejtori sportiv i klubit zikaltër, Giseppe Marotta, thuhet se e ka identifikuar Asllanin si përforcim ideal për mesfushën.

Asllani këtë edicion falë paraqitjeve të mira me Empolin ka zgjuar interesimin e skuadrave të njohura.

Interi do vazhdojë bisedimet me krerët e Empolit dhe po shpreson ta sjellë Asllanin gjatë kësaj vere në skuadër.

Empoli po kërkon mbi 10 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar 20-vjeçarin.