Sport

Milani afër marrëveshjes me Sanchesin

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini po vazhdon negociatat me Lillen për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Renato Sanches krahas mbrojtësit Sven Boteman, ka raportuar “Goal” të premten.

Klubi italian ka kohë që ka shprehur interesim për dyshen që po synon t’i transferojë gjatë kësaj vere në “San Siro”.

Negociatat mes klubeve janë në fazën e avancuar dhe gjasat janë të mëdha që javët në vazhdim të arrihet marrëveshje.

Maldini thuhet se ka marrë dritën e gjelbër nga pronarët e klubit për ta sjellë dyshen në Serie A.