Sport

Bayerni ka vite që po përgatitet për epokën pa Riberyn e Robbenin

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Franck Ribery së pari veshi fanellën e Bayern Muenchenit. Në atë moment, francezi ishte pritur të qëndronte te Bayerni për disa vite para se të transferohej në një vend tjetër më luksoz. Por ai mbeti dhe definoi një gjeneratë.

Dy vjet më vonë, Arjen Robben iu bashkua atij. Ishte si tepricë te Real Madridi dhe po kërkonte një vend për të rinisur karrierën. Së bashku, Ribery e Robben u bënë dyshja anësore më e frikshme në futbollin evropian, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Udhëhoqën Bayern Muenchenin drejt tri finaleve të Ligës së Kampionëve në katër vjet. Në të tretën, Ribery ofroi asistimin për golin e Robbenit të shënuar në minutën e fundit, në triumfin në “Wembley” ndaj Borussia Dortmundit.

Së bashku, kanë luajtur 609 ndeshje, kanë shënuar 242 gola dhe kanë dhënë 260 asistime për Bayernin. Që kur Robben u bashkua në vitin 2009, ata kanë fituar gjashtë tituj të Bundesligës, katër Kupa të Gjermanisë dhe një Ligë të Kampionëve.

Nëse emrat si Bastian Schweinsteiger, Thomas Mueller dhe Philipp Lahm kanë qenë bërthama emocionale e Bayernit në vitet e fundit, Robben dhe Ribery kanë qenë energjia e skuadrës. Ata kanë shkëlqyer vazhdimisht, ndonëse tendenca e famshme e Robbenit për t'u futur brenda në zonë, ka qenë e njohur edhe më parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.