Sport

Hetemaj realizon gol në fitoren e Helsinkit

Përparim Hetemaj me fanellë të Helsinkit

Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj ka realizuar një gol në fitoren 3:2 që HJK Helsinki e shënoi të martën në shtëpi ndaj Lahtit.

Hetemaj realizoi golin e dytë të Helsinkit në minutën e 56-të, ndërsa luajti 77 minuta.

Te Lahti asistoi një gol Altion Zeqiri, ndërsa luajti tërë ndeshjen. Titullar ishte Albion Ademi, por u lëndua dhe në minutën e 25-të u zëvendësua nga Arlind Sejdiu.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit finlandez.