Sport

Boksieri turk vdes pasi humb ndjenjat në ring

Descriptive Text

Në sy të familjes së tij e qindra tifozëve në arenë boksieri turk me shtetësi gjermane Musa Yamak (38) ra përtokë pa marrë ndonjë goditje nga kundërshtari.

Ai humbi ndjenjat, ndërsa Policia kishte raportuar se mjekët ishin penguar në një mënyrë nga tifozët, por se ndihma i ishte dhënë me kohë boksierit.

Ndihma e dhënë ishte e kotë, boksieri turk Yamak vdiq në spital të shtunën mbrëma.

Dëshmitarët tregojnë se si boksieri po dilte për të boksuar në rundin e tretë, por ra përtokë.

Raportohet se deri te momenti nuk kishte pasur ndonjë goditje të fortë nga kundërshtari.

Ngjarja e boksit u anulua pas rastit.

Yamak po boksonte kundër boksierit nga Uganda, Hamza Wandera, në një meç në gjashtë raunde.

Për të ishte humbja e parë në karrierë, karshi tetë fitoreve, që të gjitha me nokaut.