Sport

Ten Hag e dëshiron Kanten te Manchester Unitedi

manchester unitedi, Erik ten Hag, sport, futbolli

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, e ka identifikuar yllin e Chelseat, N'Golo Kante, si angazhimin e parë të mundshëm, raporton “The Mirror” të dielën.

Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2023 dhe Kante nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e saj.

Ten Hag beson se mesfushori francez do të zgjidhte problemet në mesin e fushës për “Djajtë e Kuq” në sezonin e ri.

Drejtuesit e Unitedit janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë për ta bindur Chelsean ta liroj Kanten.