Sport

Shaqiri asiston, por Chicago mposhtet

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje të mira në SHBA. Reprezentuesi i Zvicrës ka asistuar një gol në humbjen e Chicago Fire kundër FC Cincinnatit me rezultatin 2:1.

Shaqiri asistoi në golin e barazimit 1:1. Jhon Duran shënoi me kokë pas harkimit të Shaqirit nga korneri.

Për futbollistin kosovar ishte asistimi i katërt, ndërsa ka shënuar edhe dy gola në nëntë paraqitje në kampionatin MLS të SHBA-së.