Sport

Në rrahjen mes tifozëve në ndeshjen Prishtina – Ylli, u lëndua rëndë një person

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrahjet e tifozëve në ndeshjen e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll mes Prishtinës dhe Yllit, erdhi te lëndimi i një tifozi.

Ylli triumfoi të shtunën në Prishtinë me rezultatin 75:56 dhe arriti në finale të plejofit.

Ndeshje e zhvilluar në Prishtinë ishte ndërprerë për disa minuta për shkak të rrahjes, dhe skuadra e Yllit nuk dëshironte të rikthehej në fushë pa u rikthyer Policia.

Prishtinë 14.05.2022 – 20:05. Raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbolli, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.