Sport

Istogu fiton me vështirësi ndaj Prishtinës

Descriptive Text

Istogu ka shënuar fitore me vështirësi në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 35:33 për të kaluar në finale.

Ndeshja është vendosur vetëm në aksionet e fundit. Istogaset vetëm në fund krijuan epërsi prej dy golave. Një minutë para fundit, Prishtina shënoi për 34:33. Por fare në fund Natalija Milatoviq realizoi për rezultatin përfundimtar, 35:33.

Milatoviq u shpall lojtarja më e mirë e Istogut. Ndërsa te Prishtina lojtarja më e mirë u shpall portierja Teninke Kaba.

Esma Muratoviq ishte më efikasja te Istogu me 11 gola. 7 i realizoi Natalija Milatoviq.

Ivana Bojoviq realizoi 9 gola për Prishtinën. 6 i kishte Simone Keita.