Sport

Sanchezi dëshiron Realin

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, raportohet se i është ofruar Real Madridit.

Siç raporton “OK Diario”, agjenti i futbollistit është në kërkim të një klubi të ri, por kampioni evropian ka refuzuar transferimin e ish-yllit të Barcelonës.

Sanchezi po hyn në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë”, që kanë shprehur vendosmërinë për ta mbajtur në skuadër. Negociatat kanë ngecur pasi, sipas raportimeve, palët s’kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket aspektit financiar.