Sport

Drita, kampione e Kosovës në volejboll

Drita është shpallur kampione e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave.

Gjilanaset e fituan ndeshjen vendimtare në Ferizaj, përkatësisht finalen e katërt kundër skuadrës FER Volley.

Drita u shpall kampione duke triumfuar me rezultatin 3:1 në serinë finale.

Në ndeshjen e fundit, Drita triumfoi ndaj FER Volleyt me rezultatin 3:2 në sete.

Seti i fundit përfundoi me rezultatin 15:11 në të mirë të gjilanaseve.

Setet tjera përfunduan 25:20, 20:25, 25:21 dhe 23:25.

Ky ishte triumfi i gjashtë në kampionat për skuadrën “bardhekaltër”. Ndeshja e së enjtes ishte shumë dramatike, kurse të gjithë setet ishin të barabartë.