Sport

Lëndohet Fabinho, nuk luan në finale të Kupës FA

Descriptive Text

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka konfirmuar se nuk do ta ketë në radhët e veta mesfushorin Fabinho, në finalen e Kupës FA të shtunën kundër Chelseat.

Braziliani u zëvendësua të martën në ndeshjen me Aston Villan për shkak të zgjatjes së muskulit.

Ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e fundit të sezonit të Premier Leagues, por Kloppi shpreson që ai të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj.