Sport

Bad News Eagles kualifikohet në “Legends Stage” të turneut më të madh të CS:GO

Bad News Eagles është kualifikuar në fazën “Legends Stage” në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Suksesin e arriti, pasi të enjten mposhti ekipin brazilian MIBR, 2:1 në "harta". 

Në hartën “Nuke”, të zgjedhur nga ekipi brazilian, BNE u mposht 16:13, por shënoi rikthim të madh në dy hartat e ardhshme.

Në “Ancient”, në hartën e zgjedhur nga BNE, triumfoi bindshëm skuadra nga Kosova me rezultatin 16:8.

Në hartën “Vertigo”, që ishte edhe finale, BNE-ja fitoi 16:10, për ta prerë biletën për në fazën finale, ku do të takohet me ekipet më të mira në botë të CS:GO.

"Legends Stage" do të ketë edhe risi të tjera, pasi do të ketë edhe audiencë të drejtpërdrejtë.

Në pesë ndeshje të zhvilluara, BNE-ja realizoi tri fitore dhe dy humbje. 

Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 14 maj.

Kjo është e arritura më e madhe në CS:GO për Kosovën. 


Formacioni i ekipit Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi

Dionis “sinoppsyy” Budeci

Genc “gxx-” Kolgeci

Rigon “rigoN” Gashi

Sener “SENER1” Mahmuti

Klesti “stikle” Kola (Trajner)