Sport

Guardiola pret shumë nga Haalandi

Descriptive Text

Pep Guardiola u ka dërguar skuadrave të tjera të Premier Leagues një mesazh të frikëshëm, pasi ekipi i tij e zyrtarizoi transferimin e sulmuesit Erling Haaland ditë më parë.

Trajneri spanjoll ka thënë se Haaland do ta ndihmojë Manchester Cityn që të shënojë edhe më shumë gola në sezonin e ardhshëm.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që do ta ketë nën urdhrat e tij një sulmues fantastik sikurse Haalandi.

Haaland do t’i bashkohet Cityt nga Borussia Dortmundi më 1 korrik dhe do t’i prijë sulmit të skuadrës së Guardiolas.

“Përfundimisht, ai do të na ndihmojë që të shënojmë edhe më shumë gola në sezonin e ri. Ai ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, kurse ne do të mundohemi t’i ndihmojmë për të realizuar edhe më shumë”, u shpreh Guadriola, ka raportuar “Sky Sports” të enjten.