Sport

Edhe Bayerni pas Pogbas

Descriptive Text

Pas Juventusit, Real Madridit e Paris Saint-Germainit, edhe Bayern Muencheni ka shprehur interesim për mesfushorin Paul Pogba. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Fichajes”.

Bayerni është futur në garë për francezin, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Manchester Unitedi si futbollist i lirë.

Mësohet se bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 29-vjeçarit kontratë deri në vitin 2026, por duhet ta mposhtin konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera të interesuar për Pogban.

Ai këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar në total 27 paraqitje duke shënuar një gol dhe asistuar nëntë herë.