Sport

De Jong do t’i bashkohet Unitedit

Frenkie de Jong do ta vazhdojë karrierën në Premier League.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të enjten se mesfushori holandez do të jetë pjesë e Manchester Unitedit prej sezonit të ardhshëm.

Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi i De Jongut tek Unitedi do të bëhet në fund të këtij muaji.

Ekipi anglez do t’i paguajë Barcelonës rreth 80 milionë euro për De Jongun, i cili do të largohet nga “Camp Nou” pas tri vjetësh.

25-vjeçari këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 45 paraqitje për Barçën në të gjitha garat.