Sport

Broja objektivi kryesor i West Hamit

Descriptive Text

Sulmuesi Armando Broja është objektivi kryesor i West Ham Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës.

“Daily Mail” ka bërë të ditur të hënën se trajneri i West Hamit, David Moyes ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që me çdo kusht ta transferojnë Brojën.

Moyes është fans i 20-vjeçarit, i cili po shkëlqen te Southamptoni, ekip tek i cili është huazuar nga Chelsea deri në fund të këtij edicioni.

West Hami është i gatshëm të dërgojë ofertë për ta bindur Chelsean në lirimin e tij.

Broja këtë edicion me Southamptonin në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola.