Sport

Garcia rinovon kontratën me Bilbaon

Raul Garcia - Athletic Bilbao

Raul Garcia do ta kalojë të paktën edhe një sezon te skuadra e Athletic Bilbaos. Klubi nga La Liga ka njoftuar të hënën se Garcia e ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij sezoni.

Me rinovimin e kontratës, Garcia do të jetë pjesë e Bilbaos edhe për sezonin 2022/23.

“Raul Garcia do të jetë pjesë e klubit edhe për një sezon. Lojtari me fanellën numër 22 do të luajë sezonin e tij të tetë me Bilbaon. Me 80 gola të shënuar në 293 paraqitje, Garcia tashmë është legjendë e klubit”, thuhet në njoftimin e Bilbaos. Sulmuesi 35-vjeçar iu bashkua Bilbaos në vitin 2015 nga Atletico Madridi dhe këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 39 ndeshje.