Sport

Pogba refuzon Cityn, i vendosur të luajë jashtë Anglisë

Paul Pogba ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt, pasi është i vendosur që karrierën ta vazhdojë jashtë Anglisë, ka shkruar “The Athletic” të hënën.

Ditë më parë u raportua se City i ka bërë ofertë Pogbas, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Manchester Unitedi si lojtar i lirë.

Megjithatë, francezi nuk dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League dhe bëhet e ditur se po shqyrton ofertat e Juventusit, Real Madridit e Paris Saint-Germainit.

29-vjeçari është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2016, kurse këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet.

Në 27 paraqitje në të gjitha garat, Pogba ka shënuar një gol dhe ka bërë nëntë asistime këtë sezon.