Sport

Interi dorëzohet për Lautaron, ia cakton çmimin

Descriptive Text

Skuadra e Interit ka vendosur ta nxjerrë në shitje sulmuesin Lautaro Martinez në fund të këtij edicioni, pas interesimit të madh të ekipeve të tjera për ta transferuar argjentinasin.

ESPN ka raportuar të hënën se Interi për ta lënë të lirë Lautaron po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Mësohet se te Interi janë të detyruar të bëjnë një lëvizje të tillë për shkak të gjendjes financiare dhe tashmë kanë njoftuar edhe agjentin e Lautaros.

24-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe këtë edicion ka shënuar 23 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat.